Telegrafi

Sheshov: Shumica e objekteve në Maqedoni janë më të forta se objektet në Shqipëri

Vendi ynë ka ndërtesa me cilësi më të lartë në krahasim me rajonin, thonë nga Instituti i Sizmologjisë dhe Oda e Ndërtimit në kuadër të Odës Ekonomike. Sipas tyre, objektet tona janë më të mira se Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria. Të gjitha objektet plotësojnë standardet e përcaktuara për strukturat e betonit të armuar dhe mund t’i rezistojnë tërmeti me madhësi nëntë shkallësh, ose me madhësi 6.5 deri në 7 sipas Rihter.

Kjo vjen pasi shumë arkitektë të njohur kanë thënë se numri i madh i viktimave në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit është si pasojë e ndërtesave me cilësi të dobët.

Drejtori i Institutit, Vlatko Sheshov dhe kryetari i Odës së Ndërtimtarisë, Ivica Jaqimovski, theksojnë se përveç objekteve të reja, edhe objektet e vjetra janë me cilësi të lartë, por duhet të ketë kujdes dhe të merren seriozisht kur ato të ndërtohen ose mbindërtohen. Sipas tyre, ajo që ndodhi në Shqipëri nuk është e mundur në vendin tonë. Të gjitha objektet që kërkojnë leje ndërtimi, qoftë në qoshe, në lagje, apo në një vend më të vogël, kalojnë përmes sistemit të Institutit, ndërsa ajo është garantuese për cilësinë dhe sigurinë.

“Nuk duhet të dyshohet se ajo që po ndërtohet tani është me cilësi të dobët. Është absurde. Nuk duhet të thotë që nëse ngjyra e fasadës ishte venitur, është çështje me cilësi të dobët. Betoni dhe hekuri janë baza që e bën cilësinë e ndërtesës”, thotë Jaqimovski. Sipas tij, është e pamundur që ndërtesat e sotme të jenë me cilësi më të dobët se ato më të vjetrat.

“Të gjitha projektet e ndërtimit që janë vënë në procedurë i nënshtrohen kontrolleve shtesë gjatë projektimit. Një mendim pozitiv jepet vetëm nëse projekti plotëson standardet dhe rregulloret teknike. Nëse është një zonë më e madhe, Instituti është i detyruar të dalë në terren për të kontrolluar nëse cilësia e konstruksioneve korrespondon me projektin themelor për të cilin është marrë leje ndërtimi”, sqaroi Sheshov./Telegrafi/