Telegrafi

Sheshi “Skënderbeu” në Shkup assesi të përfundojë

Ashensorët në sheshin “Skënderbeu” në Shkup edhe më tej vazhdojnë të përdoren vetëm për zbukurim për shkak se asnjëherë nuk kanë qenë në funksion për qytetarët. Në shesh mund të shihen dyer të vjedhura, pjesë të thyera.

Vërejtje për këtë por edhe për mosmirëmbajtje kanë edhe turistët e huaj por edhe nga kalimtarët që kalojnë secilën ditë kah sheshi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kishte ashensorë, por nuk funksionojnë. Nuk e di pse. Për të moshuarit duhet, ka shumë shkallë për njerëz si ne, kemi dhimbje te eshtrat dhe te gjunjët. Thuajse secilën ditë jam këtu. Nuk e mirëmbajnë si duhet”

Kalimtarët kishin kritika edhe për mirëmbajtjen e sheshit.

Sheshi “Skënderbeu” u lëshua në përdorim në shtator të vitit 2017 edhe pse ndërtimi nuk u përfundua. Nga prezantimi i versionit të parë, projekti ka pësuar ndryshime.

Qeveria e atëhershme për ndërtimin e këtij sheshi ndau 11 milionë euro./Telegrafi/