Sheshi i ri në Shkup “Skënderbeu” bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë. Në Byronë për shpallje publike është publikuar se Komuna e Çairit së bashku me firmën “Bauer BG” nga Shkupi, në prill kanë nënshkruar marrëveshje shtesë për shkak të punëve të paparashikuara me vlerë prej rreth 300 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vlera e përgjithshme e projektit arrinë 682 milionë euro dhe deri në këtë fazë janë harxhuar 11 milionë euro. Pushteti lokal më herët kishte paralajmëruar se faza e dytë e ndërtimeve në sheshin “Skënderbeu” do të përfundojë në fund të majit të këtij viti.
Në fazën e tretë të ndërtimeve nga ky projekt është paraparë parking nëntokësorë me kapacitet prej 400 makinave. Me këtë edhe pritet të zgjidhet problemi me vendparginket rreth Çarshisë së Vjetër në Shkup./Telegrafi/