Një shesh në Bruksel është kthyer në një tabelë gjigante për njerëzit të cilët kanë lënë mesazhe solidariteti me shkumësa për viktimat e sulmeve terroriste që tronditën Belgjikën mëngjesin e sotëm.
Belgë dhe turistë nga vende të tjera janë grumbulluar në shesh jashtë Bourse pas serisë së sulmeve që goditën aeroportin Zaventem dhe stacionin e metrosë në kryeqytetin e Belgjikës.
Mesazhet varionin nga ato të mbushura me zemërim deri ato që shprehnin solidaritet si : “Nga Spanja me dashuri”, “Paqe, jo luftë” të cilat jepnin shpresë për një botë më të mirë.
Megjithatë akti i daljes në shesh përfaqësonte një akt mosbindje pasi të gjithë njerëzve në qytet iu komunikua të qëndronin në shtëpi dhe të shmangnin lëvizjet e panevojshme.