Komuna e Prishtinës ka hapur konkurs për projekt-propozimin arkitektonik “Këndi i Librave”, i cili është paraparë të jetë në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Komuna ka ftuar të gjithë të interesuarit e profilit të Arkitekturës dhe Dizajnit të Enterierit (kompani, arkitekt / dizajner i/e diplomuar), të konkurrojnë në këtë projekt.
Këndi i Librave është planifikuar të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku shitësit e librave do të mund të shesin dhe promovojnë libra.
“Të gjitha koncept projektet që do të konkurrojnë në këtë konkurs, do të vlerësohen nga një juri profesionale. Procesi i përzgjedhjes do të bëhet nëpërmjet vlerësimit të Koncept Projekteve në bazë të përgjegjshmërisë së tyre, sipas kërkesave teknike dhe/ose estetike, duke aplikuar kriteret e vlerësimit, nën-kriteret, dhe sistemin e pikëve të caktuara nga juria profesionale. Pas vlerësimit të Koncept Projekteve, juria do të shpallë tre fituesit e këtij konkursi, të cilët do të shpërblehen me çmim e fituese”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.