Site icon Telegrafi

Sheshet e Prishtinës do të jenë në vëzhgimin e kamerave

Sheshet e Prishtinës nga sot do të jenë në vëzhgimin e kamerave të sigurisë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Ahmeti ka thënë se vendosja e këtyre kamerave do të rris nivelin e sigurisë në qendër të qytetit.

“Sheshet e Prishtinës janë të frekuentuara shumë nga qytetarët dhe vende ku organizohen shumë aktivitete. Vendosja e kamerave do të ndihmojnë në rritjen e nivelit të sigurisë në qendrën e qytetit”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version