Në sheshet e Prishtinës sot janë vendosur disa flamuj Kuq e Zi, nga Batalioni “Atlantiku”.
Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se flamujt janë vendosur për shënimin e 20 vjetorit të Batalionit të Atlantikut.
“Batalioni i Atlantikut me leje te Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë në shënim të 20 vjetorit të Batalionit “Atlantiku” i kanë vendosur flamujt gjithandej rrugës së Kombit”, ka thënë Tahiri.
Tahiri po ashtu tha se Batalioni “Atlantiku” do të jenë në vizitë në Shqipëri dhe Kosovë, në disa komuna për t’i nderuar dëshmorët.
Ndërsa, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi për Telegrafin konfirmoi se kryeministri Ramush Haradinaj do t’i pres në takim Batalionin “Atlantiku”, ditën e premte.
“Kryeministri i Kosovës, e pret të premten Batalionin ‘Atlantiku’ ”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, Batalioni “Atlantiku” do t’i vizitoj dy shtetet Kosovë-Shqipëri, nga data 15 Prill deri më 20 Prill. /Telegrafi/