Site icon Telegrafi

Shesheli, kundër vazhdimit të dialogut në Bruksel

Kreu i radikalëve serbë, Voisllav Sheshel, me rastin e vendimit të autoriteteve në Prishtinë për regjistrimin e pasurisë së RSFJ-së në emër të Kosovës, tha se nuk duhet vazhduar kurrfarë bisedimesh në Bruksel.

Sipas tij, dialogu duhet të kushtëzohet me implementimin e vendimi për formimin e Asociacionit dhe “derisa të mos garantohet qartë nga ana e BE-së se gjithçka çka është në pronësi të organeve të Serbisë t’i mbajë në pronën e saj”.

Sheshel tha se radikalët janë të bindur se do të hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhje ku, sipas tij, do të jetë një betejë politike ndërmjet tij dhe liderit të SNS-së, Aleksandar Vuqiq.

Exit mobile version