Telegrafi

Sheshel: Po planifikohet sulm i armatosur ndaj serbëve në veri të Kosovës

Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel tha se ka informacione se shqiptarët janë duke planifikuar “sulm me armë” në ditët e ardhshme në komunat në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë janë serbe, transmeton Telegrafi.

“Serbët duhet të jenë të përgatitur për të mbrojtur veten nga sulmi i papritur i armatosur. Serbët nuk janë ata që provokojnë, të cilët dëshirojnë incidente por nëse dikush sulmon vëllezërit tanë nga Kosova, Serbia nuk duhet të rrijë duarkryq”, tha Sheshel në një konferencë për media shkruan agjencia “Beta”.

Ai shtoi se Serbia duhet të bëjë gjithçka me fuqinë e saj për të mbrojtur serbët në Kosovë, duke theksuar se ju ka treguar autoriteteve serbe për informacionin që ka në mënyrë që të parandalohet sipas tij plani i shqiptarëve, por edhe për t’i nxitur autoritet serbe për të reaguar dhe mbrojtur serbët./Telegrafi/