Lideri i radikalëve serbë, Vojislav Sheshel ka pranuar ftesën e kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiq, i cili i kishte bërë përmes medieve, që në fund të fushatës zgjedhore të luajnë një lojë shahu.
Megjithatë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Shesheli ende nuk heq dorë nga një duel televiziv me Vuçiqin.
Madje, në një deklaratë për mediat e huaja, Sheshel ka dhënë edhe një deklaratë “bombë”.
“Vuçiq është i rrezikuar me jetë, Perëndimi duan ta heq qafe, pasi nuk i dëgjon urdhrat e tyre”.
“Me Vuçiqin edhe më parë kam luajtur shah, dhe ju e dini se rregullisht kam fituar. Ndoshta ndërkohë ai ka përparuar, ndoshta është më mirë tani, por unë paksa jam plakur”, ka thënë Sheshel. /Telegrafi/