Site icon Telegrafi

Shes Yugon, por kanaçja e Coca-Colas është më e fortë

Pronari nga Los Angelesi e shet këtë makinë për 2.200 dollarë. E reklamoi me shpalljen: “Shes këtë bërllok të quajtur Yugo. E kanë dizajnuar ca inxhinierë të retarduar, ndërsa në të kanë punuar një grup i punëtorëve të dehur. Mund të llogarisni se do ta ndizet në mëngjes aq sa mund të llogarisni në Bernie Madoff (i cili mashtroi mijëra amerikanë). Kanaçja e Coca-Colas është më e fortë se ajo. Ka të kaluara 38.000 milje. Posedoj dokumentet origjinale të vitit 1988. Karakteristikat e saj i përgjigjen karrocës së vetëshërbimit prej 99 centësh. Kjo është makina më e keqe që mund ta posedoni. Mos prisni se do të bëjmë pazar. Sillni 2.200 dollarë dhe do ta keni… një copë historie”. /Telegrafi/

Exit mobile version