Site icon Telegrafi

Sherri për 4 mijë euro mobilje, Diana Vukaj u ekzekutua nga vëllai me pistoletë me silencator në Shkodër

Foto: Ilustrim

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shkodrës, ku vëllai ekzekutoi motrën me armë zjarri.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar, i identifikuar si Fabian Vukaj ishte i alkoolizuar ndërsa motra e tij, Diana Vukaj, e cila punonte dhe jetonte në Gjermani i jepte para.

Udhëtimi i saj i fundit drejt Shqipërisë ishte të premten. Denoncimin në polici për zhdukjen e saj e bëri mikesha e Dianës, e cila kishte humbur kontaktet. Gjatë kontrolleve në banesë, ku u gjet e vdekur në krevat Diana Vukaj, u zbulua se ishte ekzekutuar me pistoletë silenciator dhe në ambientet rreth shtëpisë gjetën vëllan e pirë.

Top Channel bënë me dije se ajo do të blinte mobilje me vlerë 4 mijë euro, ndërsa ai nuk ishte dakord.

Lexo po ashtu Krim i rëndë në Shkodër, vëllai vret motrën që kishte ardhur nga Gjermania tre ditë më parë

“Mi jep mua lekët se i gjej unë”, mësohet t’i ketë thënë autori.

Ky besohet të jetë motivi që nisi konfliktin në familje, që çoi më pas në ekzekutimin e Diana Vukajt.

Po ashtu, mësohet se para se të ndërmerrte aktin makabër 55-vjeçari ka mbajtur të mbyllur në shtëpi për tre ditë viktimën. Gjatë kontrolleve, në banesë u gjetën edhe 8 shishe birrë të boshatisura që i ka konsumuar autori, gjë që tregon se ka qenë nën efektin e alkoolit kur kreu vrasjen.

Exit mobile version