Site icon Telegrafi

Sherri i merimangës sa nuk vdiq nga shpërthimi

Christopher Robinsonin e kishte detyruar gruaja ta kapte merimangën dhe ta mbyste pasi ajo një kohë të gjatë po shëtitej në banjën e çiftit. Në vend se ta pësojë merimanga, britaniku lëndoi veten seriozisht.

Merimanga ishte fshehur pas guaskës së WC-së kështu që Christopheri 28-vjeçar u përpoq ta dëbojë prej aty me flakë. Ndezi një deodorant në të dhe shpresoi se kështu merimanga do të dilte jashtë. Nuk ishte i sigurt nëse plani i tij ka qenë i suksesshëm kështu që edhe një herë ndezi deodorantin për të kontrolluar situatën. Në atë moment një shpërthim i fortë e ktheu prapë në korridor, madje flaka e kaploi edhe derën e banesës. Christopher pësoi djegie në duar, këmbë dhe fytyrë.

“Ndihem pak si taravol”, tha ai pas incidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version