Telegrafi

Sherr me thikë për shitjen e shalqinjve, i moshuari përplaset me dy të rinjtë! (Video)

Foto: Ilustrim

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një sherr në rrugët Fushë-Krujës ku një i moshuar dhe dy të rinjve janë përleshur fizikisht.

Një kalimtar i rastit ka filmuar skenën. Ne videon postuar nga JOQ duket se i moshuari mban në dorë një thikë dhe dy të rinjtë nga momenti në moment shihen të tensionuar.

Në videon mund të shihet momenti kur të rinjtë i vërsulen të moshuarit.

Sipas raportuesit thuhet se personat kanë qenë duke shitur ballë për ballë dhe konkurrenca ndoshta ka bërë që ata të përleshen mes tyre.