Site icon Telegrafi

Sherr me thika pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

Një sherr mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka përfunduar në tragjedi.

Njëri nga adoleshentët e përfshirë në sherrin me thika ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve në media, 14-vjeçari kishte marrë një plagë në zemër. Viktima është shtetasi me inicialet M. C.

Ndërkohë, i plagosuri tjetër, i cili ka marrë plagë në gjoks, është në gjendje të qëndrueshme.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit. /Telegrafi/

Exit mobile version