Site icon Telegrafi

Sherr me thika mes fqinjëve në Vlorë, një person i plagosur

Një konflikt mes dy fqinjëve në një pallat në Vlorë ka përfunduar me përdorimin e armëve të ftohta.

Sipas asaj që bën të ditur policia e qytetit bregdetar, ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërsa ka shoqëruar autorin e dyshuar.

Kanë qenë familjarët e tjerë të cilët pasi kanë parë sherrin mes dy fqinjëve kanë njoftuar policinë.

Nuk ka më shumë detaje për ngjarjen nga ana e policisë. /gsh/

Exit mobile version