Martin Odegaard bëhet sërish ‘mollë sherri’ te Real Madridi, ashtu si ka ndodhur në kohën e Carlo Ancelottit.
Ancelotti kishte thwnw se talenti norvegjez u ble me urdhër të presidentit Florentino Perez dhe duhej të luante me dëshirën e tij.
Tani me Perezin është futur në sherr Zinedin Zidan, i cili në turin veror në Amerikë është detyruar të marrë edhe Odegaardin.
Ky i fundit nuk preferohet as nga trajneri francez, por Florentino ka dhënë urdhër që të luajë ndonjë miqësore, para se të jepet në huazim.
Gjithsesi, në Amerikë kanë udhëtuar edhe djemtë e Zizu, portieri Luka e mesfushori Enco, ndaj është gjetur një kompromis.
Nga 28 korriku deri në 3 gusht Reali do të luajë në Amerikë kundër PSG-së, Chelseat e Bayernit.
Ai ishte blerë afër 3 milionw euro nga skuadra norvegjeze Stromsgodset. /Telegrafi/