Site icon Telegrafi

Sherr i rëndë mes gjimnazistëve në Elbasan, vajzat masakrojnë djalin (Video, +18)

 

Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Siç duket në video, tre vajza dhe dy djem kanë ushtruar dhunë ndaj një të riu, të cilin e kanë thirrur për tu “sqaruar”.

Nuk dihet shkaku që ka çuar në përdorimin e dhunës së këtyre të rinjve ndaj djalit, por duket se gjithçka ka qenë e planifikuar.

Fillimisht flet njëra nga vajzat, e cila shprehet se quhet Megi, ndërsa më pas të dyja fillojnë t’i gjuajnë me shqelma, ndërsa vazhdimisht përdorin fjalë banale.

Menjëherë vajzave iu bashkohen edhe dy djemtë dhe më pas afrohet edhe një vajzë, e cila e godet djalin me një shkop, transmeton jetaoshqef.

E gjithë skena e dhunës është filmuar nga një tjetër vajzë e cila vazhdimisht dëgjohet teksa qesh, ndërsa pas grushteve e shqelmave shihet personi i dhunuar që arrin të largohet me vrap.

Një dhunë që nuk mund të justifikohet para asnjë lloj arsyeje, por shpresojmë që policia të marrë masa dhe raste të tilla të mos përsëriten.

Exit mobile version