Telegrafi

Sherr për pronën mes vëllezërve, parandalohet tragjedia në Tiranë

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Tiranë pasi policia ka ndërhyrë në kohë mes vëllezërve të cilët u konfliktuan për pronat.

Një 59-vjeçar dhe djali i tij janë arrestuar pasi kërcënuan me armë vëllain e 59-vjeçarit.

1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak i llojeve të ndryshme u sekuestrua nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/