Telegrafi

Sherr për pronat, plagosen tre persona në Mamurras

Tre persona janë plagosur me armë zjarri pas një sherri për pronat.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, pranë një fabrike çimentoje në Mamurras.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju njoftojmë se është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi F. S., dyshohet i plagosur me armë zjarri gjatë konfliktit, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/