Telegrafi

Sherr për motive të dobëta, 22-vjeçarja plagos me thikë burrin në Sarandë

Foto: Ilustrim

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku gruaja ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj.

Policia bën me dije se shtetasja A. Z., 22-vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

22-vjeçarja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.