Një krim i rëndë brenda familjes i ka marrë jetën gruas së shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Drizë të Kuçovës.
Nga të dhënat e para mësohet se shtetasi Rruzhdi Luzi, 57-vjeç ka vrarë me thikë në banesë bashkëshorten e tij shtetasen M.Luzi 49 vjeçe.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për shkakun.
Policia ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar të krimit dhe po e merr në pyetje. Ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Panorama/