Resmi Hysa, 25 vjeç i vuri zjarrin berberhanes në pronësi të shtetasit E.S. nga qyteti i Tepelenës, pas një sherri për motive të dobëta.
Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të së premtes kur Hysa, pasi kishte thyer vetratën e xhamit të berberanës, e spërkati ambjentin e brendshëm me benzinë dhe menjëherë pastaj i vuri zjarrin.
Dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme, pasi janë djegur orenditë dhe baza logjistike e berberhanes që kapnin vlerën e 70 mijë lekëve. Ndërhyrja në kohë e zjarrëfikësve, shmangu përhapjen e flakëve të zjarrit në njësitë e tjera tregtare përbri berberanës.
Rreth orës 04:00 të mëngjesit të së premtes, specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, kanë identifikuar dhe më pas arrestuar në flagrancë, të riun 25 vjeçar./Telegrafi/