Telegrafi

Sherr në mes të një lagje banimi në Angli, përdorën edhe çekiçë e dërrasa (Video)

Mediat britanike kanë publikuar disa pamje në të cilat shihet një shofer i një Mercedesi dhe pasagjeri i tij që luftojnë me banorët e armatosur me çekiç dhe një dërrasë druri në një lagje banimi.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë dritaret e makinës që shkatërrohen gjatë sulmit që mendohet të ketë ndodhur në Leeds.

Në pamje shihet se si shoferi i Mercedes sulmohet me një dërrasë dhe kërcënohet me një çekiç.

Pamjet në fjalë janë filmuar nga një dëshmitar dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale. rale.

Është e paqartë se çfarë nxiti mosmarrëveshje, për të cilën besohet se ka ndodhur në Leeds, Angli, javën e kaluar. /Telegrafi/