Telegrafi

Sherr në Itali, dhëndri Berishës godet Taulant Ballën

Deputeti socialist Taulant Balla dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi janë konfliktuar mbrëmë në Romë.

Jamarbër Malltezi ka qëne i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Argita. Kjo e fundit ka nisur nje sherr verbal me Ballën me pas Jamarberi e ka qelluar deputetin socialist.

Sipas Opinion.al ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Leonardo da Vinçi” të Romës dhe me të mbërritur në Tiranë deputeti socialist ka bërë denoncimin për këtë ngjarje. Cështja tashmë i ka kaluar prokurorisë me akuzën “goditje për shkak të detyrës”. Malltezi e ka fyer dhe më pas goditur deputetin socialist.

Gjatë ditës priten reagime në lidhje me këtë ngjarje për të zbardhur plotësisht atë që ka ndodhur. Nuk është hera e parë që Taulant Balla dhe Jamarbër Malltezi shkëmbejnë akuza me njëri-tjetrin. /opinion.al/