Telegrafi

Sherr në gjykatën e Fierit, avokati përfundon në spital

Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit.

Pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra tjetrën, duke u goditur me grushte ndërsa është përfshirë edhe avokati i njërës palë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 në ambientet e jashtme të gjykatës.

Personat e përfshirë në konflikt janë identifikuar si J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).

Dy prej tyre, J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/