Telegrafi

Sherr në aeroplan, policia portugeze nxjerr jashtë pasagjerin

Një pasagjer 20-vjeçar akuzoi policinë portugeze për dhunë fizike duke thënë se i lënduan dorën, qafën dhe këmbën.

Mediat e huaja raportojnë se Rafik Boutiche goditi një stjuardesë para se të niste fluturimi, gjë të cilën e mohoi.

Ai tregoi se i kërkoi stjuardesës që të ndërronte vend dhe të ulej te një karrige tjetër, e cila ishte e lirë, por në atë moment ndërhynë forcat e policisë.

Miku i tij, Islam Fessih filmoi skenën në të cilën 20-vjeçari dëgjohet duke bërtitur: “Ju po më lëndoni”.

Pasi i nxorën jashtë, të dy djemtë rezervuan një hotel në Portugali dhe më pas nisën fluturimin me një linjë tjetër ajrore.

Duke folur për “The Mirror” nga hoteli, ai tha: “Dora më dhemb, po më djeg këtë moment. Kyçi im i këmbës është ndrydhur dhe qafa më është lënduar shumë.”

Ndërkohë kompania ajrore nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë ngjarje. /oranews/