Telegrafi

Sherr mes turisteve në Lukovë, 60-vjeçarja gjermane shtyn nga shkallët amerikanen

Një konfliktit i çastit mes dy turisteve në Lukovë, ka përfunduar në plagosjen e njërës prej tyre.

Sipas policisë, E. H., 60 vjeç, shtetase gjermane, pas një konflikti të çastit ka shtyrë nga shkallët shtetasen amerikane T. P., 54 vjeç.

Dyshohet se 60-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërsa shtetasja amerikane është dërguar për mjekim në spital.

“Mëngjesin e sotëm, në Lukovë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60 vjeçe (dyshohet se vuan nga shëndeti mendor) ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe. Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.

Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse”, njofton policia. /Telegrafi