Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chiari të Italisë, ku një shqiptar 32 vjeç ka mbetur i vdekur pas një përplasje fizike me një tjetër shtetas shqiptar.
Policia italiane ka bërë të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi Arben Kola, baba i dy fëmijëve. Ende janë të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por nga të dhënat e para dyshohet se 32 vjeçarit i ka rënë koka në trotuar, ndërsa më pas është transportuar me shpejtësi për në spital, por mëngjesin e sotëm fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Policia ka vënë në pranga 26-vjeçarin tjetër shqiptar, i cili dyshohet si autor i kësaj ngjarje dhe me marrjen e tij në pyetje pritet të zbulohet më shumë në lidhje me ngjarjen. /TCH/