Site icon Telegrafi

Sherr mes punonjësve të policisë në Tiranë, nis hetimi disiplinor ndaj dy efektivëve

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku dy punonjës të policisë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Policia bën me dije se ngjarja mes efektivëve ka ndodhur në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe” dhe se sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar se ndaj efektivëve të identifikuar si R.I., 33 vjeç, efektiv i FNSH, dhe ndaj V.L. 44 vjeç, efektiv i Forcës së Posaçme Operacionale ka nisur hetimin disiplino.

Ndërkohë hetimi ka nisur dhe ndaj -M.I. 33 vjeç, i dyshuar për “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

“Nga veprimet hetimore rezulton se punonjësi i policisë V.L., jashtë shërbimit, është konfliktuar e përplasur fizikisht, për motive të dobëta, së pari me shtetasin M.I., në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe”. Më pas në debat është përfshirë dhe punonjësi tjetër i Policisë, R.I., edhe ai jashtë shërbimit.

Me marrjen e njoftimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 Tiranë dhe forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar palët deri në përfundim të veprimeve të para hetimore”-njofton policia.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës. /Telegrafi/

Exit mobile version