Site icon Telegrafi

Sherr mes fqinjëve, vritet me pistoletë shqiptari në Milano

Një 40 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në Milano të Italisë, pas një konflikti momenti që pati me fqinjin e tij, i cili u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:30 minuta kur shqiptari, ende i paidentifikuar ishte konflikuar me fqinjit e tij më të moshuar në Via Varese, i cili më pas ishte kthyer në shtëpi, ku mori pistoletën dhe më pas e qëlloi 40 vjeçarin disa herë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin asgjë për shqiptarin, i cili ndërroi jetë pa mbërritur në spital, shkruan A2 CNN.

Autori i krimit është vënë menjëherë në pranga, teksa shkaqet e konfliktit mes të dyve janë ende të paqarta.

Exit mobile version