Dy vëllezër nga fshati Qukas i Lushnjës me mbiemër Musai janë zënë me njëri-tjetrin, ku kanë përfunduar edhe në përdorimin e armës së zjarrit.
Sipas burimeve për Top Channel, njëri nga vëllezërit 60 vjeç mbeti i plagosur në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës, ku po i nënshtrohet një operacioni.
Nuk dihet ende motivi i sherrit mes dy vëllezërve, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.