Site icon Telegrafi

Sherr mes dy vajzash në Elbasan, 21-vjeçarja qëllon me shkop gome 24-vjeçaren

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku dy vajza të moshës 21 dhe 24 vjeçare janë përleshur me sende të forta me njëra tjetrën.

Korrespondentja e Euronews Albania bën me dije se gjatë zënkës, njëra prej vajzave e ka qëlluar me shkop gome vajzën tjetër.

Ngjarja ndodhi pasditen e të enjtes në lagjen “11 nëntori” të qytetit.

21-vjeçarja u procedua në gjendje të lirë për dhunën e ushtruar, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:

Xh. M., 21 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “11 nëntori”, dyshohet se ka goditur me send të fortë (shkop gome), një 24-vjeçare, për motive të dobëta”, thueht në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version