Site icon Telegrafi

Sherr mes dy policëve për një vajzë

Dy të rinjtë nisën të grindeshin në rrjetin social Facebook, për një vajzë, dhe më pas grindja degjeneroi në konfrontim fizik mes tyre, raportoi AS.

Policia tha se “shkak i sherrit në rrjetin social ka qëne një vajzë me të cilën dy oficerët e policisë Florenc.H dhe Rigels., i komunikonin njëheresh dhe më tej ata i kanë kërkuar njëri-tjetrit me sms që mos të merren më me vajzën në fjale, madje njëri prej tyre pretendonte se e kishte të dashur.”

Grindja vazhdoi në sheshin Avni Rustemi, ku oficeri Rigels.I i mori kolegut armën dhe e goditi me tytën e saj në pjesën e prapme të kokës duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Oficeri i plagosur u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashte rrezikut për jetën. Kolegu i tij agresor ndiqet në gjendje të lirë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version