Site icon Telegrafi

Sherr mes adoleshentëve në Laç, 15-vjeçari qëllohet me armë zjarri

Foto: Ilustrim

Një përplasje mes dy adoleshentëve ka ndodhur ditën e sotme në Laç ku për pasojë njëri prej tyre është plagosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ai është plagosur nga i mituri A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit. /Telegrafi/

Exit mobile version