Site icon Telegrafi

Sherr masiv në Palasë, në kërkim dy persona

Disa të rinj janë përfshirë në një sherr masiv në një lokal në Palasë. Siç shihet dhe nga pamjet të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta.

Policia bën të ditur se është në kërkim të një 28-vjeçari nga Tirana. Ky i fundit ka goditur gjatë sherrit një 42-vjeçar. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.”

Në një njoftim të dy autoritetet bëjnë me dije se pas këqyrjes së pamjeve filmike, është bërë i mundur identifikimi i një tjetër personi që është përfshirë në sherrin e dhunshëm.

Policia sqaron se personi që shihet në pamjet është një 49-vjeçar nga Durrësi, i cili po ashtu është shpallur në kërkim.

“Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se pas hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike (një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media) është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.”

Teksa vijon puna për kapjen e dy të shpallurve në kërkim, grupi hetimor është angazhuar edhe në identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. /Telegrafi/

Exit mobile version