Telegrafi

Sherr gjatë protestave në Tiranë, Stresi ‘kapet’ me protestuesit

Në Tiranë po vazhdojnë të mbahen protesta pas shembjes së Teatrit Kombëtar nga Institucionet Shtetërore.

Qytetarë të shumtë por edhe figura publike janë parë rrugëve të kryeqytetit shqiptar, teksa kundërshtojnë me forcën mënyrën se si ndodhi shembja e TKSh-së.

Të martën ka zgjatur rreth rreth dy orë e gjysmë protesta e thirrur nga artistët dhe aktivistët për shembjen e Teatrit Kombëtar.

I pranishëm në këtë protestë duket të ketë qenë edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, i cili në një moment është xhiruar në momente tensioni me disa protestues.

Ai më pas është qetësuar dhe ka vazhduar të qëndrojë në qetësi i shoqëruar nga njerëzit e tij.

Ndërkohë që një ditë më parë, Stresi bëri edhe një reagim publik në rrjetin social Instagram, duke shtruar arsyet se pse duhet mbrotjur Teatri Kombëtar si pasuri shtetërore, dhe jo të shembet. /Telegrafi/