Telegrafi

Sherr brenda një familje shqiptare në Athinë, vjehrri plagos dhëndrin

Një sherr brenda familjes shqiptare për pak përfundoi në tragjedi në Athinë.

Sipas burimeve lokale, pas një sherri në mes vjehrrit dhe dhëndrit për të sqaruar problemet brenda familjes përfundoi me dhëndrin e plagosur dhe vjehrrin në arrati.

Policia tha se pasi debatuan, vjehrri nxori një armë që mbante në çantë dhe goditi dhëndrin me qytën e saj në kokë. Në vazhdim qëlloi disa herë në ajër dhe u largua.

Policia ka nisur një operacion për kapjen e autorit./tch/