Telegrafi

Shëroni hemorroidet me lëvore të pishës

Studiuesit e Universitetit në Mustar thonë se aplikimi i ekstraktit të lëvores së këtij druri në dozë prej 300 mg për vetëm një javë ditë, largon dy simptoma kryesore të hemorroideve: ul katërfish dhimbjen si dhe gjakderdhjen në hapësirën anale.

Në bashkëpunim me shkencëtarët italian të Universitetit G.D’Annunzio është zhvilluar hulumtim i 80-të njerëzve të cilët vuajnë nga hemorroidet e jashtme, dhe të cilët në fund të studimit kanë pohuar uljen e intensitetit të dhimbjeve, shkurtimin e kohëzgjatjes së simptomave dhe reduktimin e gjakderdhjen.

Përveç largimit të përkohshëm të simptomave, ekstrakti ndihmon edhe në pengimin e përsëritjes së sëmundjes. Efekti iu vishet flavonoideve që gjenden në lëvoren e pishës./Telegrafi/