Asgjë nuk të shqetëson më shumë dhe nuk është më e mundimshme sesa dhimbja e kokës.
Sipas Danielle Collins, eksperte e jogës së fytyrës, gjithçka ka të bëjë me masazhin, transmeton Telegrafi.
“Një nga teknikat e shumta është edhe përdorimi i Akupresures, sistem i lashtë kinez dhe indian, i cili parasheh aplikimin e shtypjes në pika specifike të fytyrës.
Kur një pikë shtypet në fytyrë mund të sjell shumë përfitime, përfshirë edhe lirimin e bllokadave në energji.
Kjo është një energji delikate, e njohur si chi apo prana. Përfitimet e kësaj mund të shihen dhe ndjehen në fytyrë, kokë, gjithashtu edhe në të gjithë trupin tonë, përfshirë mendjen, dhe mund të përshkruhet si ndjenjë e mirëqenies apo qartësisë”, thotë Collins.
Danielle, në videon e mëposhtme tregon për pikat e akupresures dhe masazhit që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës. /Telegrafi/