Site icon Telegrafi

Shërojeni bronkitin te fëmijët me barna natyrale: Tretja e cila pengon kollën!

Pediatrician doctor examining throat of girl

Në qoftë se fëmija kollit më shumë se dy ditë, jepni këtë tretje dhe pengoni bronkitin.

Bronkiti akut është sindromë klinike i shkaktuar me inflamacion të gabzherrit, bronkit dhe bronkioleve.

Te fëmijët bronkiti zakonisht shfaqet në kombinim me infeksionin virusal të traktit respirator, transmeton Telegrafi.

Bronkiti kronik te fëmijët mund të komplikohet dhe të kushtëzojë astmën dhe një sërë probleme të tjera me frymëmarrjen. Për këtë shkak nuk duhet hezituar dhe me shërimin duhet patjetër të filloni menjëherë.

Nëse fëmija kollitet më shumë se dy javë filloni me ndonjërën ndër terapitë të cilat do të pengojnë zhvillimin e bronkitit.

Mënyra natyrale e shërimit të bronkitit tek fëmijët:

1. Jepni fëmijës më shumë vitaminë C (shtoni pak lëng limoni në çaj).

2. Jepni fëmijës të pijë portokall të kulluar, limonadë apo lëng grejpfruti.

3. Inhaloni fëmijën (mundeni me inhalator apo me metodën e vjetër e cila nënkupton borzilok apo çaj nane).

4. Përpiquni që fëmijës t’i jepni të hajë hudhër (madje edhe të zier në ushqim).

5. Le të pijë fëmija sa më shumë lëngje (çaj me limon, apo vetëm çaj).

6. Yndyra e trashë (ilaç i verifikuar popullor. Fëmija lyhet në kraharor në mënyrë që të nxjerrë jashtë inflamacionin)

7. Jepni fëmijës që të shpëlajë fytin me ujë të njelmët (përdorni kripën e detit).

8. Farat e susamit (përzieni susamin dhe mjaltin dhe jepjani fëmijës një lugë të vogël të kësaj tretjeje në stomak të thatë çdo mëngjes. Kjo do t’ia forcojë imunitetin).

9. Jepni çdo ditë supë pule.

10. Përdorni spinaqin në ushqimin e fëmijës.

11. Çdo mbrëmje para gjumi jepni fëmijës qumësht të ngrohtë me sheqer të djegur (derisa kolla të qetësohet)…

Ilaçi popullor për bronkitin:

Përzieni dy filxhanë mjaltë, gjysmë filxhani xhenxhefil të grirë në rende dhe një filxhan rrikë (Cochlearia aromaracia) të grirë në rende.

Tretjen lëreni të qëndrojë dy javë, pastaj çdo mëngjes jepni fëmijës nga një lugë të vogël në stomak të zbrazët. Nëse shija është tepër e fortë për fëmijën tretjen qiteni në çaj dhe jepjani ta pijë. /Telegrafi/

Exit mobile version