Telegrafi

Shërojeni ankthin me meditim

Para se ta përqendron i mendjen drejt anktheve, përmes të cilave kaloni, përqendrohuni në frymëmarrje – ndjeni si ajri lehtë ju depërton brenda përmes hundës, si lëshohet në fyt dhe në mushkëri. Ndjeni të rrahurat e zemrës dhe imagjinojeni se si ajo pompon gjak me oksigjen përmes trupit tuaj.

Vazhdoni kështu derisa të jeni të gatshëm për meditim. Më pas përqendroni vëmendjen në mendimet e trazuara dhe cilat janë ato mendime që po ju sillen nëpër mend

Ekziston një mit se kur të meditoni mendjen duhet ta keni të "zbrazët". Gjatë meditimit mendjen trajtojeni si të ishte një radio që lëshon muzikë diku në sfond – mund ta dëgjoni, por vëmendja juaj është përqendruar diku tjetër.
/Telegrafi/