Në Komunën e Obiliqit është shëruar tashmë punonjësja shëndetësore e cila ishte duke qëndruar ne vetizolim.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi përmes një postimi në Facebook.
“Sipas njoftimeve nga IKSHPK-ja, rasti i vet-izoluar me Covid-19 në fshatin Llazarevë, rast kontakti javë më parë, punonjëse shëndetësorë, nga rezultatet e fundit laboratorike ka rezultuar negativ dhe është̈ e shëruar plotësisht, me këtë rast i dëshiroj shëndet të plotë dhe mbarësi”, shkruan Gashi.
Gashi njoftoi se në Obiliq aktualisht janë 16 raste aktive me Covid-19 dhe se të gjitha rastet janë̈ në vet izolim.
“Ekipet e QKMF-së, po qëndrojnë̈ në kontakt të vazhdueshëm dhe gjendja e tyre është̈ stabile, njëkohësisht si shtab emergjent po ofrojmë̈ përkrahjen e nevojshme me pako ushqimore e higjienike. Bashkëqytetarë̈ të nderuar, në vazhdimësi kemi treguar vetëdije të lartë qytetare saj përket menaxhimit dhe luftimit të këtij armiku të padukshëm, ndaj ju lutem që të respektoni të gjitha rregullat e IKSHPK-së, mbani distancën 2 metra, vendosni maskën dhe mbani rregullisht higjienën e duarve”, shkruan Gashi. /Telegrafi/