Telegrafi

Shërohet plotësisht nga coronavirusi pacienti më i moshuar – bëhet fjalë për priftin 98 vjeç

Pacienti më i moshuar që ishte prekur nga coronavirusi në Kinë, është shëruar dhe raportohet se i ka 98 vjet dhe vuan nga sëmundje tjera kronike, edhe pse ekspertët pretendojnë se ky virus është fatal për të moshuarit dhe personat e tjerë që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Siç raportojnë mediat kineze, pacienti i moshës 98-vjeçe është shëruar plotësisht dhe është liruar nga spitali ku ishte trajtuar që nga 3 shkurti, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një pensionist nga qyteti kinez Naniang Zhu Bajo. Ai ishte shtrirë në një spital në Naniang, e para se të infektohej me coronavirus, vuante nga disa sëmundje tjera kronike, siç janë aritmia dhe mbledhja e ujit në mushkëri.

Bajo është prift katolik që shërben prej më shumë se 60 vite, ndërkaq ishte pensionuar për shkak të sëmundjeve të shumta në vitin 2010. /Telegrafi/