Site icon Telegrafi

Shërohen nga coronavirusi katër pacientë në Fushë Kosovë

Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës, ka njoftuar se janë shëruar katër pacientë të cilët ishin prekur me COVID-19.

Në njoftim thuhet se ata tashmë janë shëruar plotësisht, transmeton Telegrafi.

“Në testimin e datës 27.04.2020 nga IKSHP, konfirmohet se 4 (katër) pacient të infektuar me COVID-19 në komunën e Fushë-Kosovës, kanë rezultuar negativ. Ata tani janë plotësisht të shëruar. 3 (tre) rastet e shëruara janë nga Miradia e ulët dhe një nga Miradia e Epërme. 1 (një) tjetër rast në qytetin e Fushë-Kosovës, ka realizuar një test dhe ka rezultuar negativ. Raste të reja nuk ka, gjendja shëndetësore e të infektuarve të mëhershëm është e mirë”, thuhet në njoftimin e Shtabit Emergjent të Fushë-Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se Shtabi Emergjent është i përkushtuar maksimalisht në parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke i ofruar shërbime të cilësisë së lartë të gjithë atyre që kanë nevojë.

Ndryshe, virusi COVID-19 deri më tani në Kosovë ka prekur 780 persona, 201 nga të infektuarit janë shëruar kurse 22 kanë vdekur./Telegrafi/

Exit mobile version