Telegrafi

Shërohen nga coronavirusi 502 pacientë në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 502 pacientë të shëruar nga coronavirusi, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Shkupi-306, Kumanovë-25, Shtip-17, Prilep-12, Tetovë-12, Strugë-9, Veles-12, Manastir-14, Ohër-28, Kavadar-6, Gjevgjeli-12, Strumicë-17, Kriva Pallankë-1, Radovish-3, Koçan-11, Probishtip-4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-5, Resnjë-3 dhe Negotinë -1.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 36.372, numri i pacientëve të shëruarve është 22.526, numri i personave të vdekur është 1.084, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.762./Telegrafi/