Telegrafi

Shërohen nga coronavirusi 16 zyrtarë të SHKK-së, pozitiv janë edhe katër të tjerë

Foto: Arkiv

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me COVID-19 janë prekur 20 zyrtarë korrektues.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka thënë për Telegrafin se aktualisht të infektuar me COVID-19, janë katër zyrtarë.

“Aktualisht katër zyrtarë korrektues janë pozitiv me COVID-19 dhe janë në vet izolim”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë po ashtu se janë shëruar edhe 16 zyrtarë korrektues.

Lexo po ashtu Rritja e rasteve me COVID-19, të burgosurit nuk janë prekur nga virusi

E zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi për Telegrafin ka dhënë detaje se nga cilat qendra korrektuese janë katër zyrtarët e infektuar me COVID-19.

“Katër zyrtarët e infektuar janë nga Qendra Korrektuese në Lipjan, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, që nga paraqitja e rasteve të para (13 mars) e deri tani në Kosovë janë infektuar 5 mijë e 118 persona, 2 mijë 370 prej tyre janë shëruar.

Nga virusi COVID-19, në vendin tonë kanë humbur jetën 108 persona, të cilët kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese. /Telegrafi/