Site icon Telegrafi

Shërohen nga coronavirusi 15 qytetarë në Deçan, mbesin aktive edhe 28 raste

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka dhënë një lajm të mirë sa i përket qytetarëve të prekur me COVID-19 në këtë komunë.

Ramosaj ka bërë të ditur se nga 43 raste pozitive, 15 qytetarë janë shëruar duke mbetur kështu vetëm 28 raste aktive.

“Sot në komunën tonë u konfirmuan edhe dy (2) raste pozitive me #COVID19. Një (1) rast nga fshati Baballoq dhe një (1) rast nga fshati Isniq.
Deri më sot në komunën tonë janë të identifikuara 43 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 15 të shëruar plotësisht dhe 28 raste janë akoma aktive. Kujdesuni për veten dhe familjen!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Ndryshe sot në vend është shënuar rekord i zi i vdekjeve, ku për 24 orë kanë humbur jetën 16 qytetarë dhe pozitiv kanë rezultuar 258. /Telegrafi/

Exit mobile version