Telegrafi

Shërohen nga coronavirusi 142 pacientë në Maqedoni

Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 142 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Prej pacientëve të shëruar 50 janë në Shkup, 32 në Kumanovë, 7 Shtup, 11 Prilep, Tetovë dhe Strugë 4, Veles, Ohër Kavadar nga 2 raste, Gostivar 12, Gjevgjeli 1, Strumicë 2, Radovish, Koçani, Makedonski Brod 1, Berovë, Vinicë, Dellçevë 2, Kratovë dhe Sveti Nikole 1, dhe Kërçova një pacient të shëruar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë humbur jetën 3 pacientë, dy prej tyre janë nga Prilepi (61 vjet dhe 83) dhe një pacient nga Struga (60).

Numri i të diagnostifikaurve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 15.414 pacientë të infektuar, numri i të shëruarve është 12.896 dhe numri i të vdekurve është 637. Momentalisht në Maqedoni ka 1.881 raste atkive me coronavirus./Telegrafi/