Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor për gjendjen me coronavirusin, bën të ditur se në 24 orët e fundit në dy testet kontrolluese negativ kanë dalë 3 pacientë nga Shtipi.
Bëhet fjalë për pacientë që janë kuruar në kushte shtëpiake.
Me këto tre raste, numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 shkon në 44.
Ndërsa nga ana tjetër, nga kjo sëmundje jetë kanë ndërruar 38 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 854, kurse siç thonë autoritetet, kulmi i sëmundjes pritet në fund të muajit prill, ku sipas parashikimeve do të infektohen rreth 2 mijë pacientë./Telegrafi/